Lajmet e fundit

Këngëtarja britanike, Adele është duke vazhduar që të thyejë rekorde muzikore.
Albumi i saj më i ri me titull “25” ka shitur 3.38 milionë kopje menjëherë gjatë javës së parë pasi që ishte debutuar duke marrë kështu edhe epitetin e albumit më të sukseshëm debutues në Amerikë.
Me këto shitje, ky album është bërë albumi i parë që ka kapur 3 milionë kopje të shitura menjëherë në javën e parë të lansimit në treg ndërsa ka kaluar edhe albumin “No Strings Attached” të NSYNC që kishte shitur 2 milionë kopje, transmeton Klan Kosova.
Albumi “I Will Always Love You” i këngëtares së njohur Whitney Houston ishte i pari që kishte shitur 1 milionë kopje duke u futur kështu në histori.