Lajmet e fundit

Numri i pacientëve të shtrirë në kuadër të klinikave COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme ka vazhduar të shënojë rënie.
“Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 247 pacientë, 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë e gjeni numrin e pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 53 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitali i Pejës, 45 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë.