Lajmet e fundit

241 persona janë dënuar në Kosovë brenda periudhës kohore prej një viti si shkelës të ligjit për duhanin.
Drejtori i Qendrës Kosovare për Avokim dhe Zhvillim Arben Lila tha për Klan Kosovën se dënimet e shqiptuara kanë qenë nga 50 deri në 3 mijë euro.
Sipas,Lilës këtë vit janë definuar më mirë se në çfarë hapësirash publike lejohet pirja e duhani, pasi që vitet e kaluara pronarët e lokaleve janë arsyetuar se nuk janë në dijeni se sa përqind e tarracës së ballkonit mund të shfrytëzohet për duhanpirësit.
Për krejt këto rregulla, që nga e hëna ka filluar të mbahet një punëtori me temën “ Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani” e organizuar nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, njofton Klan Kosova.