Lajmet e fundit

Sot janë bërë 24 vjet që nga vrasja e Abedin Rexhës, i cili njihej si "Sandokani"
Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën "Sandokan".
Vrasja e tij dse ka ndodhur pas një ballafaqimi të armatosur me ish-ushtarin e UÇK-së, Gani Gecin.
Vrasjen e Sandokanit e kishte pranuar ish-ushtari i UÇK-së, Gani Gecin, i cili kishte treguar për mediat kohë më parë se si ka ndodhur ngjarja.
“Kanë filluar tendencat kundër neve dhe ishin filluar të na izolojnë neve të LPK-së. Te shtëpia e dajve kishte ardhur Ymer Ymeri neve në odë dhe kishte thënë që Abedin Rexha kishte kërkuar të ia sjellë kallashin. Ai e ka kthy kallashin ka unë dhe jam ndjerë i rrezikuar. Duke u kthyer ka ndodhur rasti. Unë kam shtënë nga brenda asi nuk kam pasur zgjedhje tjetër. Kam shtënë dy herë në tokë, ndërsa autopsia ka treguar se ai ka vdekur nga sulmi në zemër pasi që unë ka shtënë në tokë”, ka shpjeguar Geci.