Lajmet e fundit

Bosnja e Hercegovina sot shënon 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Kjo masakër njihet si më e rënda në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, njofton Klan Kosova.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës.
Kjo enklavë ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.