Lajmet e fundit

Të paktën 24 persona kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh u përplas në shtëpitë e qytetit Goma në Republikën Demokratike të Kongos, thonë zyrtarët vendas.
Banorët e kësaj ane, përfshirë katër anëtarë të një familje, ishin në mesin e viktimave.
https://twitter.com/AFP/status/1198557888916180992
Aeroplani u përplas në lagjen Mapendo pasi nuk ia doli të ngritej nga aeroporti i qytetit të dielën në mëngjes, njofoti guvernatori rajonal i Kivu, Nzanzu Kasivita.
Zyrtarët thonë se 17 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplan.
Aksidentet ajrore janë relativisht të shpeshta në Republikën Demokratike të Kongos, vend i cili ka standarde të dobëta të sigurisë dhe mirëmbajtjes.
Gjithashtu të gjithë transportuesit komercial të këtij vendi janë të ndaluar të operojnë në Bashkimin Evropian.