Lajmet e fundit

OKB-ja ka marrë një raport ku thuhet se 231 civilë irakianë janë vrarë nga të ashtuquajturit Shteti Islamik duke u përpjekur të iknin nga Mosuli gjatë dy javëve të fundit.
Të paktën 204 persona besohet të jenë qëlluar për vdekje nga militantët gjatë përleshjeve me forcat irakiane në rrethin Shifa të enjten dhe të shtunën.
OKB ka thënë se vrasjet e tilla kanë pësuar "përshkallëzim të rëndësishëm", transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë ka disa raporte për vrasjen e 50 deri 80 civilëve në një sulm ajror në Zanjili më 31 maj.
Forcat pro-qeveritare filluan një ofensivë për të rimarrë Mosulin në muajin tetor me mbështetjen e një koalicioni shumëkombësh të udhëhequr nga SHBA.
Ata arritën të marrin kontrollin e plotë të gjysmës lindore të Mosulit në janar dhe filluan sulmin në perëndim në muajin pasardhës.
Më pak se 1,000 militantë tani janë të rrethuar në pjesët e kontrolluara nga IS dhe në disa rrethe veriore, bashkë me rreth 100,000 civilë.