Lajmet e fundit
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Një i ri 23-vjecar ka humbur jetën, ndërsa një 35- vjecar ka mbetur i plagosur dje në mbrëmje pas disa të shtënave me armë zjarri në trotuarin përballë një lokali, para kompleksit të shkollave në lagjen "Besëlidhja" në Lezhë.
Sipas policisë, viktima është Kristjan Marku, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe është plagosur rëndë shtetasi me iniciale A.G, rreth 38 vjeç, banues në Tale, Lezhë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit policia lokale ka ngritur disa pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lezhës, në aksin Lezhe -Lac dhe Lezhë- Shkodër./Abc News