Lajmet e fundit

Drejtor të Garave Olimpike kanë deklaruar që 23 garues nga Gara Olimpike në Londër të vitit 2012, kanë rezultuar të jenë pozitiv në testin për përdorim të drogave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Këta atlete janë nga pesë kategori sportive të ndryshme dhe gjashtë shtete.
Komiteti Ndërkombëtare i Garave Olimpike (IOC) ka ritestuar 545 mostra nga garat e 2008-tës në Pekin dhe 265 mostra nga garat në Londër 2012.
Ritestimet janë bërë duke përdorur metodat më të sofistikuara shkencore të ditëve të sotme, dhe është fokusuar tek atletët që mund të marrin pjesë në garat olimpike në Rio.
“Ky ritestim tregon për vendosshmërinë tonë sa i përket luftës kundër dopingut” ka thënë presidenti I IOC-se, Thomas Bach.