Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, është caktuar të mbahet sot, raporton Klankosova.tv
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se diskutimi lidhur me zgjedhjen e të parit të shtetit do të nis nga ora 17:00.
Bazuar në afatin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët vetëm deri nesër kanë kohë të zgjedhin presidentin e ri, sepse në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.
Akoma nuk dihet nëse janë mbledhur nënshkrimet për ndonjë kandidat për president.
LVV ka kërkuar tre emra, ndërsa deri më tash LDK e ka propozuar Vjosa Osmanin. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.