01.10.2019 · përditësuar para 2497 dite1 min lexim
Me rastin e 22-vjetorit të protestave masive të studentëve të Universitetit të Prishtinës, rektori i UP-së, Marjan Dema, do të bëjë homazhe në nderim të ish-rektorit, Ejup Statovci.
Ndwrsa nw mesditw, ORCA dhe Admovere në 22-vjetorin e protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës organizojnë marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.
Marshi do të fillojë nga rruga “1 Tetori” deri tek kampusi i UP-së.
Kujtojmë se ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.