Lajmet e fundit

Të premten është bërë përurimi i pllakës përkujtimore të 20 të vrarëve në luftën e fundit në Gjakovë.
Në mesin e 20 viktimave, kishte foshnje nga dy muajsh e deri në pleq 80 vjeç.
Në shtëpinë ku ndodhi edhe gjithë ngjarja, tashmë është ndërtuar një objekt banimi. Ndërkaq, ishte vetëm një 10 vjeçar që i kishte shpëtuar kësaj masakre të forcave serbe.
Pos Komunës së Gjakovës, e cila u përkujdes edhe për ndërtimin e kësaj pllake përkujtimore, datën e 2 prillit nuk u përkujdes ta kujtojë askush nga politikanët kosovarë këtë vit, që kryesisht ishin të zënë me zhvillimet në Kuvend.
Në lagjet përreth, gjatë ditëve të para të muajit prill të vitit 1999, u vranë edhe 41 persona të tjerë.