11.07.2017 · përditësuar para 3309 dite1 min lexim
Sot bëhen 22 vjet nga maskra më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ishte vitit 1992 kur Serbia nisi luftën në Bosnje.
Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjes si “zonë të sigurtë”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”.
Megjithkëtë më 11 korrik 1995 - në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur.
Edhe sot mijëra boshnjakë por edhe njerëz nga e mbarë botë mblidhen sot Bosnje për të kujtuar të rënët, transmeton Klan Kosova.
22 vjet pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.
Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre, transmeton Klan Kosova.
Dhe çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.