Lajmet e fundit

Janë bërë tashmë 22 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës.
Në kuadër të kësaj ujdie mes ushtarakëve të NATO-s dhe atyre serbë, u aprovua hyrja e pjesëtarëve të Forcës Veriatlantike në territorin e Kosovës.
Klan Kosova, gjatë ditës ka qëndruar në Restorantin ''Evropa 93'', ku për tri ditë u bënë bisedime mes dy delegacioneve.
Detajet i tregoi vet pronari i restorantit Ramadan Sadiku, i cili ishte pjesëmarrës në këto diskutime.
Por, marrëveshja nuk u nënshkrua në atë lokal në Bllacë, porse në Kumanovë, ku Klan Kosova vizitoi lokacionin e Helidormit Agji Tepe, ku ishin vendosur forcat e NATO-së.
Ngjarjen e 22 viteve të shkuara, për Klan Kosovën, e rrëfyen dy gazetarët shqiptarë që e përcollën nga afër Isak Ramadani dhe Nexhat Aqifi.