Lajmet e fundit

Janë bërë sot plot 21 vjet që kur Serbia përfundimisht e humbi legjitimitetin mbi Kosovën.
Marrëveshja e nënshkruar në Kumanovë bëri që forcat serbe të dëbohen, derisa për ta vënë dhe ruajtur paqen erdhën ushtarët e KFOR-it.
Firmosjes së dokumentit liri-sjellës në Kumanovë i kishin paraprirë 78 ditë bombardime nga forcat e NATO-s. Ish-komandanti i forcave paqeruajtëse Mike Jackson kishte kujtuar për Klan Kosovën se ato nuk ishin ditë të lehta për të shërbyer.
Kronikë e zgjeruar nga Rina Mujku.