Lajmet e fundit

Sot po bëhen 21 vjet nga Beteja e Llapashticës, betejë ku ranë heroikisht 10 dëshmorë.
Ishte 24 dhjetori i vitit 1998, kur filluan betejat e pareshtura në Zonës Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë.
Gjatë kësaj beteje, më 24 dhjetor 1998 nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorë të kombit: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati