Lajmet e fundit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 21 vjetorin e çlirimit të vendit ka përkujtuar dëshmorët e Kombit.
"Kujtojmë me pietet kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm që bën të mundur lirinë e vendit".
"21 vite më parë nisi epoka e lirisë dhe gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën shekullore për të pasur shtetin tonë".
"Në këtë ditë historike, shprehim mirënjohjen tonë për aleatët tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n të cilët u rreshtuan në krah të Kosovës në momentet vendimtare".
"Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit', shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.