Lajmet e fundit

Në një komunikatë për medie të lëshuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, thuhet se janë shpallur emrat e artistëve pjesëmarrës të edicionit të katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Çmimit ‘’Gjon Mili’’.
Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë 21 artistë vendor dhe ndërkombëtarë.
Artistët pjesëmarrës janë : Din Azizi, Sammy Baloji, Martin Beck, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson, Keenan Thomas & Eyal Ëeizman, Meriton Maloku, John Miller, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez, Sean Snyder, Kushtrim Zeqiri
Në kuadër të konceptit kuratorial ‘’Linjat e furnizimit: Fotografia dhe logjistika’’, kuratori Richard Birkett përzgjodhi artistet e lartëpërmendur për të ekspozuar veprat e tyre.
Kjo ekspozitë do të hapet me 7 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 7 tetor 2015.
Fituesi i cili do të zgjidhet do të i ndahet shuma prej 1000 euro.
E organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës “Gjon Mili” është ekspozita më e rëndësishme për fotografi bashkëkohore në Kosovë, përcjellë Klan Kosova.