Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka takuar sot Adem Gunaydin, drejtorin e zyrës për diasporë dhe komunitete pranë zyrës së kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu, për të diskutuar rreth bashkëpunimit në diplomaci publike dhe kulturore.
MPJ është pajtuar të bëhet partnere në implementimin e projektit të rëndësishëm të iniciuar nga kryeministri turk Davutoğlu, që 2016 të shpallet “Viti i Kosovës në Turqi”.
Gunyadin ka shprehur besimin se 2016 do të jetë një vit për prezantim shumë më të gjerë të Kosovës, sidomos gjeneratave të reja në Turqi, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësministri është zotuar se MPJ e Kosovës së bashku me ministritë e tjera të linjës do të jenë partnere në implementimin e kësaj nisme të rëndësishme që ka për synim forcimin e lidhjeve miqësore, por edhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.