12.09.2015 · përditësuar para 3977 dite1 min lexim
Të shtunën në amfiteatrin e madh të Fakultetit Juridik që nga ora 10, juristët i janë nënshtruar provimit me shkrim të Jurispodences, njofton Klan Kosova.
Rreth 200 kandidatë do t’i testojnë njohuritë e tyre në një provim që planifikohet të zgjasë pesë orë.
Kandidatët janë vizituar edhe nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
“Qëllimi ynë është që të përgatisim kuadro të reja për sistemin e drejtësisë, njerëz të cilët janë të aftë që pas kësaj të marrin pjesë në gjykatat e Kosovës, prokurorin dhe avokatinë e vendit", ka thënë Ministri Kuçi.
Ndërsa kryetari i komisionit për dhënie të këtij provimi, Fejzullah Hasani, ka thënë se është i bindur që provimi do të kalojë pa ndonjë telashe.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.