Me rastin e 20 vjetori të karrierës, këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka bërë një shkrim në Instagramin e saj.
Ajo është shprehur se rruga drejt kësaj dite ka qenë plot me sfida, të cilat i ka kaluar me sukses.
Vesa gjithashtu ka shprehur mirënjohjen e saj të gjithë ata që e kanë ndihmuar në këto vite karrierë, njofton Klankosova.tv.
“Rruga drejt kësaj dite ka qenë e stërmbushur me sfida të shumta, të cilat, po të mos i kaloja, nuk do t’i kisha “mbijetu” tregut muzikorë”.
“Mirënjohje për ju e për të gjithë ata që më kanë ndihmuar në një mënyrë apo tjetrën të ngjis këto shkallë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.