Tashmë të gjithë shqiptarët e dinë se kur flitet për “Opinion”, bëhet fjalë për emisionin më të njohur në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Nesër ky emision që transmetohet në Televizionin Klan në Shqipëri, mbush plot 20 vjet nga koha kur ka nisur.
Blendi Fevziu është figura ikonike e “Opinion”. Ai sonte është i ftuar në Zonën B, por këtë intervistë nikoqiri Baton Haxhiu është duke e zhvilluar pikërisht në studion Blendi Fevziut në Shqipëri.
Vetë drejtuesi i “Opinion”, ka treguar se nesër do të ketë një festë të madhe në 20 vjetorin e emisionit të tij.
E gjithë ngjarja do të mbahet tek Universiteti i Tiranës, festa do të fillojë në orën 14:00 për të përfunduar rreth mesnatës.
Në festën e “Opinion” do të jenë të ftuar rreth 700 personazhe nga bota e politikës, artit, sportit e shumë figura të tjera të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.