Lajmet e fundit

Sot bëhen 20 vjet nga masakra e ushtrisë serbe mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.
Në kujtim të kësaj ngjarje Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të veçantë, njofton Klan Kosova.
Kjo masakër në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb.
Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Drejtësi për këtë kanë kërkuar vazhdimisht të mbijetuarit e masakrës dhe familjarët e të vrarëve.
https://klankosova.tv/te-mbijetuarit-tregojne-tmerrin-e-dubraves-video/?fbclid=IwAR2wTFXvqgnRZtQzT1kqeVBkBJ5VzOA70P2WQ413398P2nUxtSGjOI2N0uQ