Lajmet e fundit

Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.
Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.
Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.
Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.
Në kujtim të të rënëve nga kjo masakër, sot prej orës 09:00 udhëheqës shtetërorë do të bëjnë homazhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Rezallë.
Kurse, prej orës 12:30 nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës, transmeton Klan Kosova.