Lajmet e fundit

20 vjetori i masakrës së Fushë Kosovës është shënuar sot pranë varrezave të martirëve në këtë qytet.
Familjarët e të rënëve thanë se ndjehen krenarë me të dashurit e tyre që dhanë jetën, njofton Klan Kosova.
Ata thanë më tej se këto ngjarje duhet të përcillen brez pas brezi që të mos harrohet e kaluara.
Përfaqësuesi i Qeverisë, Jahja Lluka, tha se qytetarët e Kosovës janë të lirë fal gjakut të dëshmorëve.