Lajmet e fundit

Është shpallur aktgjykimi në rastin e vrasjes së dy të rinjve në afërsi të parkut të Prishtinës.
I pandehuri u dënua me 20 vjet burgim, magjithatë familjarët e viktimave nuk u ndanë të kënaqur me dënimin. Ata kanë paralajmëruar ankesë duke akuzuar trupin gjykues se nuk e bëri punën si duhet.
Dorasi, shtetas i Shqipërisë, Lulzim Idrizi nga momenti i vrasjeve më 29 gusht të vitit 2016 kishte qëndruar në arrati, për t’u dorëzuar në polici në nëntor të vitit 2017.
E qëndrimi në paraburgim që nga atëherë e deri tani, do t’i llogaritet në dënim.
Kronikë nga Halil Berisha