Lajmet e fundit

31 vjeçari shqiptar Agron Hasbajrami është shndërruar ditët e fundit një një lajm kryesor në disa media prestigjoze në SHBA. Ai është banor i Bruklinit (New York) dhe me një vendim të gjykatës është shpallur fajtor për mbështetje të terrorizmit.
Hasbajrami u dënua deri në 20 vite burg, nga gjykata amerikane, distrikti i New York-ut, ndërsa pas kryerjes së dënimit, ai do të dëbohet nga SHBA-të.
“Vendimi i sotëm është rezultat i një hetimi të plotë të kryer nga Task Forca e Përbashkët e Terrorizmit të FBI-së në New York. Së bashku ne jemi në gjendje të përdorin mjetet tona ligjore dhe hetimore që sa më shpejt të identifikojmë dhe të ndërpresim kërcënimet ndaj komunitetit tonë”, - ka deklaruar zv.dretori i FBI-së, i ngarkuar me këtë çështje.
Hetimet tregojnë se Hasbajrami kishte planifikuar të udhëtonte drejt Pakistanit dhe të bashkohej atje me grupe radikale.
Ai gjithashtu, ka financuar grupe të caktuara terroriste në Pakistan dhe Afganistan me anë të transfertave të parave në disa mijëra dollarë. Sipas FBI-së, në ndjekje të qëllimit të tij për të marrë pjesë në xhihad, ai ka shkëmbyer mesazhe elektronike me pjesëtarë të grupeve terroriste, përgjegjëse për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.
31-vjeçari u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Gjyqi ndaj tij vijon që nga 2011 kur edhe u arrestua.
Vitin e shkuar, Hasbajrami, e tërhoqi deklaratën se ndihej fajtor dhe kjo bëri që gjyqi të rihapej së bashku me hetimet.
Kurse në shkurt të vitit 2015, gjykata refuzoi të gjitha kërkesat e Hasbajramit për tu shpallur i pafajshëm, pasi dispononte të gjitha provat që tregonin të kundërtën.