Lajmet e fundit

20 persona janë vrarë dhe disa kanë mbetur të lënduar në një faltore sufiste afër qytetit të Sargodhas, në provincën Punjab të Pakistanit, thotë policia.
Zëvendës komisioneri policor Liaquat Ali Chatta tha se i dyshuari kryesor ishte kujdestari i faltores, Abdul Waheed.
Një i mbijetuar i tha policisë se Waheed i kishte thirrur ndjekësit e tij një nga një në dhomën e tij, dhe iu kishte dhënë ushqim të helmuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai pastaj me shoqëruesit e tij i kishte vrarë ata me thikë dhe kamë.
Alarmi ishte lëshuar nga një grua e lënduar e cila ishte mes disa viktimave që ia kishin arritur të ikin.
Policia lokale pastaj kishte shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kishin arrestuar Waheedin dhe bashkëpunëtorët e tij.