Lajmet e fundit

Të paktën 20 persona, kanë mbetur të vdekur, ndër ta një fëmijë në përmbytjet në perëndim të Virginia, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Stuhi të rënda dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha nëpër këtë shtet.
Në 44 rajonet e shtetit, nga 55 gjithsej, është deklaruar gjendje emergjente
Ndër të tjera janë shkatërruar më shumë se 100 shtëpi dhe energjia elektrike është ndalur pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan këto përmbytje.