Lajmet e fundit

Më pak se 20 minuta ushtrime të lehta ditore - nga ecja e deri në joga - mund të parandalojnë rënien mendore në moshë të vjetër, sipas hulumtimeve të reja.
Për të mbrojtur të menduarit stërvitja duhet të jetë mbi afat të gjatë - të paktën 52 orë gjatë një periudhe prej rreth gjashtë muaj ose dy orë në javë, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, kjo sasi relativisht e vogël e aktivitetit fizik nxit të menduarit - pavarësisht se çfarë është, thonë shkencëtarët.
Një studim i Universitetit të Miamit prej më shumë se 11,000 pjesëmarrësve zbuloi se një rutinë ushtrimi e butë i ndihmonte njerëzit të qëndronin të mprehta dhe të kryenin detyrat mendore më shpejt dhe në mënyrë efektive, njofton Klan Kosova.