Lajmet e fundit

Agim Çeku, Udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar se deri më tani janë pranuar 20 mijë ankesa, shkruan Gazeta NewBorn.
Çeku ka siguruar se publikimi i listave përfundimtare do të bëhet kurdo që ato të jenë gati.
“Deri më tani kanë ardhur mbi 20 mijë ankesa, dhe se shqyrtimi i tyre besoj së do të fillojë nga java e ardhshme, por nuk mund të jap datë të saktë se a do të publikohen deri e 15 qershor po më vonë, por mund te them se kur do të jemi gati ne do t’i publikojmë”.
Ditë më parë veteranët paralajmëruan se do të hynë në grevë dhe do të protestojnë nëse listat përfundimtare nuk publikohen deri më 15 qershor.