Lajmet e fundit

Florim Shatrolli ,nga grupi anti-terrorizëm në policinë e Kosovës, ka thënë se janë rreth 20 vajza të përfshira në luftën e ISIS-it, por të cilat sipas tij trajtohen si viktima meqë janë nënshtruar presionit për t’iu bashkuar asaj lufte.
Ai këto fjalë i tha gjatë një tryeze të organizuar në kalanë e qytetit të Vushtrrisë mbi rolin e gruas në parandalimin e ekstemizmit të dhunshëm në Kosovë,njofton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Donika Hoxha- menaxhere e programit pranë Qendrës Kosovare të Studimeve të Sigurisë, tha se në bashkëpunim me zyrën e BE-së janë duke zhvilluar një fushatë avokimi në çdo komunë për vetëdijësimin e shoqërisë rreh asaj se çfarë një grua mund të bëjë në parandalimin e kësaj dukurie.
Ndërkaq, Afërdita Mikullovci zëvendësdrejtoreshë e policisë rajonale në Mitrovicën e Jugut tha se policia ka filluar e vetme dhe në mungesën e përkrahjes së institucioneve të tjera luftimin e ekstremizmit .
Ajo njëherit kërkoi nga nënat shqiptare që të dëshmojnë edhe njëherë rolin e fuqishëm që kanë në shoqëri duke i identifikuar dhe kontrolluar gjestet e fëmijëve të tyre që do të çonte në parandalimin e tyre në ekstremizëm.
Kurse përfaqësues të ndryshëm nga rinia kosovare pjesëmarrës në këtë tryezë fajin ia kanë lënë nstitucioneve shtetërore për përfshirjen e të rinjve në grupe terroriste, si shkak i mungesës së kushteve ekonomike dhe perspektivës.