Lajmet e fundit

Ndihma e kufizuar humanitare e shpallur për Gazën "nuk do të prek as sipërfaqen e nevojave në terren", tha një punëtor bamirësie.
Ahmad Bostan, drejtor i komunikimit për "Penny Appeal", i cili ndihmon njerëzit në vendet e goditura nga kriza, tha se "mbi 100" kamionë në ditë nevojiten për të adresuar "nevojat e mëdha" të popullit palestinez.
Uji, ushqimi dhe ilaçet janë shumë të nevojshme në rajon, por moslejimi i karburantit do të jetë një "problem i madh" pasi rryma nga gjeneratorët është në nivele "shumë të ulëta", raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti i Amerikës, Joe Biden tha dje se ai kishte arritur të siguronte një marrëveshje me presidentin egjiptian për të lejuar 20 kamionë ndihma të arrijnë në Gaza nga vendi shumë shpejt.
Shpresohet se kalimi i pikës kufitare Rafah, që lidh Egjiptin dhe Gazën, do të hapet nesër për hyrjen e ndihmave.
Bostan tha se aktualisht janë rreth 120 kamionë që presin të hyjnë në Gaza. /Klankosova.tv