2 vjet burgim edhe 15 mijë euro gjobë.
Ky është dënimi i shqiptuar për Sllobodan Radenkoviq, i cili u shpall sot fajtor për sulmin ndaj KFOR-it në veri në maj të 2023-tës.
Veprat për të cilat Radenkoviq ngarkohet janë “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër pene dhe huliganizëm”, njofton Klankosova.tv.
Vendimi u kumtua nga gjykatësja Medie Bytyqi.
Me këtë rast i akuzuari e ka pranuar fajësinë për aktin./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.