Lajmet e fundit

Në plazhin Magheramore të Irlandës ndodhi një gjë interesante gjatë fundjavës së kaluar.
2.505 gra u bënë bashkë për ta thyer rekordin botëror të librit Guinness për zhytjen më të madhe të grave nudo në ujë, si pjesë e një organizimi për të mbledhur para për një organizatë lokale bamirëse.
Rekordi i kaluar përbëhej nga 786 njerëz, i cili u shënua në mars të vitit 2015 në Perth të Australisë.
“O Zot, ishte e mahnitshme. Unë asnjëherë nuk kam qenë lakuriqe para ndonjë njeriu më përpara, me përjashtim ndaj burrit tim, ndaj kjo ishte brilante dhe gjallëruese”, deklaroi pjesëmarrësja Deirdre Betson. “Të gjithë jemi me forma, përmasa dhe mosha të ndryshme, dhe ishte thjesht super”, shtoi ajo.
Këtë nismë të quajtur “Strip and Dip” e filloi Dee Featherstone, pasi në vitin 2012 u diagnostikua me kancer të gjirit.
Ky organizim i përvitshëm është i hapur ndaj grave që i kanë mbijetuar kancerit dhe pacienteve të tij.
“Kjo faktikisht është një ‘Feck you’ e madhe ndaj kancerit. Për ata që kanë kancer e ka simbolikën që po e marrin pronësinë e trupave të tyre përsëri”, tha Featherstone para ngjarjes.
Shumica e grave pjesëmarrëse në fund deklaruan se kjo eksperiencë vërtetë ua kishte ndryshuar jetën.