Sevilla, një nga klubet më historike të futbollit spanjoll dhe skuadra më e suksesshme në historinë e Europa League me 7 trofe të fituar, ndodhet në një situatë të vështirë në kampionat.
Sot, klubi spanjoll përballet me një ndeshje të rëndësishme ndaj Real Sociedadit, ku objektivi i vetëm është fitorja dhe sigurimi i tre pikëve për të mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll, transmeton Klankosova.tv.
Sevilla po kalon një sezon të vështirë dhe renditet në zonën e rrezikut, duke e bërë çdo ndeshje të mbetur vendimtare për fatin e saj në La Liga.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në ora 21:00 dhe do të transmetohet në platformën Artmotion në kanal Sport1.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.