Një ortek bore është regjistruar këtë të enjte në veri të Shqipërisë, konkretisht në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga Klubi Alpin Prishtina, i cili ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë ata që frekuentojnë zonat malore, transmeton Klankosova.tv.
Në reagimin e tyre, ata kanë apeluar që qytetarët dhe vizitorët të shmangin zonat e rrezikshme dhe të qëndrojnë të informuar për kushtet në terren.
“Ortek në Valbonë. Kujdes maksimal gjatë aktiviteteve në natyrë. Qëndroni të informuar dhe shmangni zonat e rrezikshme”, thuhet në njoftim.
Valbona, e njohur për bukuritë natyrore dhe terrenin alpin, frekuentohet shpesh nga turistë dhe alpinistë, veçanërisht gjatë sezonit dimëror, çka e bën edhe më të rëndësishëm respektimin e masave të sigurisë në kushte të tilla.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.