Rastet e dhunës në familje në Kosovë nuk kanë të ndaluar.
Së fundmi, policia ka raportuar për një rast që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës ku një grua është sulmuar fizikisht nga burri.
Pos tij, Klankosova.tv ka kuptuar se e njëjta është keqtrajtuar psiqikisht edhe nga vjehrra e saj. Burimet kanë treguar se kjo e fundit është rreth 46-vjeçare.
Lidhur me rastin, nënë e bir janë arrestuar por më pas me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu është keqtrajtuar psiqikisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.