Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu në DPT te Fidani në Klan Kosova ka kundërshtuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës tha se populli nuk i ka përkrahë partitë opozitare.
“Nuk është e vërtet kjo çka po thotë, se neve na ka përkrah populli andaj jemi në Kuvend, domethënë ne jemi në pranum në punë, ne jemi në vende të punës, nuk është që nuk i kemi plotësuar kushtet, tjera parti janë që kanë ra e që nuk kanë mundur me hy në kuvend, ne jemi në kuvend. Zotëri Kurti është duke parë ëndrra, ai nuk po e sheh realitetin që në Kuvend janë 120 deputetë dhe ne jemi 15 si LDK”, ka thënë Lushaku-Sadriu në DPT te Fidani, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/gjeneroz-kurti-ne-mars-thoshte-skemi-garuar-per-president-ne-prill-populli-mi-dha-51-122/
Ajo poashtu tha se kjo qasje e kryeministrit Kurti është joserioze dhe nuk i ka hije një kryeministri.
Ndiqeni deklarimin e saj:
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.