Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas dështimit të bisedimeve në Islamabad mes zëvendësit të tij JD Vance dhe autoriteteve iraniane, duke paralajmëruar masa të rënda ndaj Teheranit.
Trump tha se mund të ndërmerren veprime të forta kundër Iranit dhe se ka udhëzuar Marinën amerikane të ndalojë anijet që, sipas tij, paguajnë taksa të paligjshme ndaj Iranit në ujërat ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Ai paralajmëroi gjithashtu mundësinë e një bllokade në Ngushticën e Hormuzit dhe theksoi se Marina amerikane është udhëzuar të veprojë kundër minave të vendosura në zonë. Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është nën sovranitetin e tij dhe ka këmbëngulur në vendosjen e rregullave për kalimin e anijeve në këtë zonë strategjike.
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.