Një tinejxhere e cila ishte vjedhë nga spitali kur kishte lindur, nga një grua që më pas e kishte rritur si fëmijën e saj, e kishte zbuluar të vërtetën shokuese 2 vjet më parë, deklaron një mike e saja, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Alexis Manigo, 18 vjeçare, ka thënë se të premten e kishte zbuluar se emri i saj i vërtetë ishte Kamiyah Mobley dhe se gruaja me emrin Gloria Williams, e kishte kidnapuar atë nga një spital në Florida, në ditën që kishte lindur.
Mirëpo një mike e saja me emrin Arika Williams, ka thënë se ajo e kishte zbuluar të vërtetën shokuese dy vjet më parë, kur kishte shkuar për të aplikuar për një certifikatë të lindjes.
Misterioziteti i Kamiyah Mobley ishte bërë sensacion kombëtar, kur u zbulua se ajo ishte vjedhur nga krahët e nënës së saj në një spital në Florida në vitin 1998.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.