Lajmet e fundit

Ish lideri i rebelëve në Kongo Jean-Pierre Bemba është dënuar me 18 vite burgim nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare (ICC) për krime lufte dhe dhunë seksuale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Bemba është shpallur fajtor në mars, për krimet e kryera ne Republikën Qendrore Afrikane, në vitet 2002 dhe 2003.
Ai ka qenë i akuzuar për mos ndaljen vrasjeve dhe përdhunimeve nga rebelët.
Ekipi mbrojtës i Bemba-s kanë deklaruar që do të apelojnë kundër vendimit.