Lajmet e fundit

Të paktën 18 punëtorë turq janë rrëmbyer nga persona të armatosur në kryeqytetin irakian, Bagdad, thonë zyrtarët irakianë dhe turq.
Të rrëmbyerit ishin punëtorë të një kompanie të Turqisë, që punon për ndërtimin e një kompleksi të sportit në lagjen tjetër të Bagdadit, Sadr City.
Zyrtarët kanë deklaruar se rrëmbyesit ishin futur me forcë në vendin e ndërtimit në orët e hershme të mëngjesit, ku punëtorët ishin duke fjetur.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Vitin e kaluar, 46 shtetas të Turqisë ishin zënë nga militantët e Shtetit Islamik, në qytetin verior Mosul në Irak.
Pas tre muajsh të kaluar në rrëmbim, ata u liruan.