Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 18 aktakuza, kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë personave të dyshuar.
Në raportin 24 orësh të prokurorit theksohet gjithashtu se është parashtruar, një kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, ndaj një personi të dyshuar dhe një kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, kundër një personi të dyshuar, transmeton Klan Kosova.