Lajmet e fundit

Sot shënohet 17 vjetori i fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Sulmet nisën më 24 mars të vitit 1999, , me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.
Pas 78 ditë bombardimesh Sllobodan Millosheviqi, asokohe president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe e pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.
Bombardimet morrën fund me miratimin e rezolutës 1244 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të Aleancës Veri-Atlantike
Mbi 12 mijë të vrarë, 2 mijë persona të pagjetur dhe mbi 800 mijë persona të dëbuar nga Kosova, ishte bilanci në njerëz i konfliktit në Kosovë, transmeton Klan Kosova.