Lajmet e fundit

Sot bëhen 17 vjet nga masakra e Izbicës, ku u vranë 147 shqiptarë të Kosovës.
Në datat 25, 26, 27 mars të vitit 1999, UÇK-ja bëri rezistencë heroike ndaj forcave serbe, ndërsa më 28 mars ndodhi masakra e Izbicës ku forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta.
Në manifestimin përkujtimor të organizuar për këtë përvjetor që mbahet në Izbicë të Skënderajt do të merr pjesë edhe kryekuvendari Kadri Veseli, transmeton Klan Kosova.