Lajmet e fundit

Të paktën 17 njerëz u vranë gjatë një sulmi brenda natës nga njerëz të armatosur në një kam të vogël ushtarak në kufirin midis Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, thanë të mërkurën autoritetet e Taxhikistanit.
"Një grup i armatosur prej 20 individësh të maskuar të panjohur sulmuan një kamp ... duke përdorur armë zjarri," tha komiteti i sigurisë kombëtare të Taxhikistanit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, njofton Klan Kosova.
Forcat kufitare të Taxhikistanit thanë se sulmuesit ishin anëtarë të grupit militant "Shteti Islamik" (IS) në Afganistan.