Lajmet e fundit

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u lënduan të hënën pasi dy trena u përplasën në Bangladesh.
Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Bhairab, rreth 80 kilometra (50 milje) në verilindje të kryeqytetit Dhaka, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Shtatëmbëdhjetë trupa janë gjetur dhe shumë të plagosur janë dërguar në spital”, tha Anoëar Hossain, mbikëqyrës i policisë hekurudhore të Dhakës, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
Aksidentet hekurudhore nuk janë të rralla në Bangladesh, kryesisht i atribuohen kalimeve hekurudhore të pambikëqyrura, sinjalizimit të dobët dhe kushteve të dobëta.