Lajmet e fundit

Njё sallon dedikuar artistëve tё rinj bashkëkohorë shqiptarë u hap sot nё mbrëmje nё galerinë e ekspozitave tё Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një prej vizitorëve të parë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm nё çeljen e Sallonit për artdashësit.
Hapja e këtij Salloni vjen si bashkëpunim i Ministrisë sё Kulturës me Ambasadën e Francës në Shqipëri.
Kryeministri ndoqi me interes punimet e 13 artistëve tё rinj, tё përzgjedhur nga një juri e pёrbёrё nga emra të artit francezë. Punimet që shtrihen nga piktura, vizitimi, instilacionet tek video dhe filmi./ Shekulli