Lajmet e fundit

Sot shënohet përvjetori i 16-të nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë e cila i dha fund fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë.
Me këtë ujdi, Serbia u detyrua t`i tërheq të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s.
Ndryshe, gjatë luftës në Kosovë janë vrarë mbi 10 mijë njerëz , rreth 5 mijë të tjerë janë zhdukur dhe mbi 1 milionë janë zhvendosur.